Llapi po pëson humbje në shtëpi nga Feronikeli me rezultat 3-1.
Dy gola të pranuar shpejtë në pjesën e dytë, kanë bërë që shumë tifozë llapjanas të irritohen me lojën e skuadrës së zemrës.
Shumë nga ta e kanë lëshuar edhe stadiumin duke e akuzuar trajnerin i Llapit, Tahir Batatina për lëshim të ndeshjes.
Ka pasur shumë kërkesa nga tifozët llapjanas që skuadra e tyre e zemrës ta lëshojë ndeshjen ndaj Feronikelit.
Kjo vetëm që Prishtina sipas tyre për mos bëhet kampion, pasi që në ndeshjen e fundjavës e mposhti në ‘Fadil Vokrri’ me rezultat 1-0.
Kjo ndeshje ia këputi shpresat Llapit për një vend në Evropë. /Telegrafi/