Nga: Mehmet Gëzhilli
Episodi që po tregoj na çon në ditët e fundit të Naim Frashërit, kur dy studentë shkuan ta takonin në Stamboll. Njëri ishte Mit’hat Frashëri, tjetri nipi i Thimi Mitkos.
Sapo hynë brenda, e gjetën Naimin shumë të trishtuar. I përshëndeti dhe u tha: “Do më falni, sa të marrë pak ilaçet”.
Më tej u ngrit, i piu dhe tha: “Shumë të hidhura këto ilaçe, por më e hidhur qenka kjo jeta jonë”.
Ata, pasi e kishin parë të ligështuar, u prekën edhe më nga këto fjalë. Por, më tej ai u kërkoi të ulen e befas nisi të recitonte.
“Për Shqipërinë / Ditët e mira / Paskëtaj vinë / Shkoj errësira / Lum kush të rronjë / T’a shohë zonjë!”.
E pra, vërtetë ne po kalojmë ditë të vështira, por Shqipërinë do ta shohim “zonjë”.