Marash Kumbulla është njëri nga mbrojtësit më të kërkuar për momentin në Serie A.
Mbrojtësi shqiptar nuk ka pasur hapësira të mëdha nën urdhrat e Jose Mourinhos dhe ka zgjuar interesimin e disa skuadrave italiane.
Fiorentina po këmbëngul për transferimin e tij, por në garë janë edhe Torino, Napoli dhe Verona për t’i marrë shërbimet e shqiptarit.
Përkundër interesimit nga skuadra të njohura, Kumbulla është i vendosur për të qëndruar te Roma.
Edhe trajneri i Romës, Jose Mourinho nuk ka dhënë dritën e gjelbër për largimin e tij, pasi ka filluar t’i jap më shumë hapësira lojtarit.
Roma ka bërë një investim të rëndësishëm në shqiptarin dhe Mourinho e sheh si një alternativë të rëndësishme atë për mbrojtjen.
Gjithsesi përkundër interesimit të skuadrave, Kumbulla është i vendosur të qëndrojë te Roma së paku deri në verë. /Telegrafi/