Telegrafi

Shumë shpejt bashkëpunimi nga Lumi B dhe Skerdi

Hip hop ylli Lumi B do të lansojë shumë shpejt projektin e ri të tij.

Lumi do të vijë me një projekt të ri me Skerdin, një këngë ritmike kjo në prag të verës.

Projekti po punohet dhe tashmë xhirimet kanë nisur.

Ndërkaq, Lumi B kështu rikthehet fuqishëm në skenën e hip hopit pas një pushimi të shkurtër në dimër.

Për Skerdin ky është projekti i parë pas daljes nga Redbox. /Telegrafi/