Edhe pse te dhënat tregojnë se më 2019-en teatrot e Tiranë u vunë një numër i konsiderueshëm shfaqjesh, kritiket kanë rezerva të mëdha për cilësinë e tyre.
Regjisori Milto Kutali thotë se teatrot nuk duhet te përqendrohen vetëm tek veprat botërore, por të rikthejnë edhe ato kombëtare. Ndërsa, kritiku Josif Papagjoni apelon që regjisoret të jenë më të kujdesshëm në përzgjedhjen e shfaqjeve. /Vision Plus/