Site icon Telegrafi

Më shumë se tre milionë euro janë harxhuar në fushatën parazgjedhore në Maqedoni

197 milionë denarë ose 3,2 milionë euro ka kushtuar fushata zgjedhore për zgjedhjet e nënta të parakohshme parlamentare në Maqedoni. Këto të dhëna janë publikuar nga raportet që kanë arritur në KSHZ, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më shumë ka harxhuar OBRM-PDUKM-ja, gjithsej 117 milionë denarë ose 1,9 milionë euro, e pasuar nga LSDM-ja me 33,9 milionë denarë ose 553 mijë euro, që është rekord deri tani për këtë parti.

Ndërsa në bllokun e partive shqiptare BDI-ja ka harxhuar më shumë me 369 mijë euro, e pasuar nga Lëvizja Besa me 142 mijë euro. PDSH-ja ka harxhuar 33 mijë euro dhe koalicioni Aleanca Për Shqiptarët kanë harxhuar 1 milionë denarë.

Në këto shifra janë përfshirë edhe reklamat televizive, përveç bilbordeve dhe aktiviteteve tjera gjatë fushatës zgjedhore./Telegrafi.

Exit mobile version