Telegrafi

“Më shumë se një reper”, prindërit e një fëmije në Kosovë pagëzojnë djalin e tyre me emrin e Elinelit (Foto)

Reperi Elinel është shumë i pëlqyer për publikun shqiptar.

Këngët e tij janë mirëpritur gjithnjë, gjersa fansat kanë krijuar tashmë simpatinë e tyre për reperin Elinel.

Lexo po ashtu Një "Serenatë" nga Elinel, reperi rrëfehet për projektin e tij më të ri, shumë të veçantë (Foto/Video)

Se është shumë i dashur për ta, këtë e vërteton edhe një lajmërim i reperit së fundmi në rrjetet sociale, ku ka treguar se dy prindër kosovarë e kanë pagëzuar djalin e tyre të ardhur në jetë, me emrin Elinel.

Ky fakt duket ta ketë lumturuar tej mase reperin, i cili në shkrimin e tij në Instagram, ka treguar tashmë se emrin e tij e ndanë me një djalosh të vogël, të cilit i uron çdo të mirë në jetë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“N’kalendarin e festave mu ka shtu edhe nji datë, ajo osht ditëlindja e këtij voglushi 18.04.2017! Prej ksaj date e tutje un dhe voglushi jena Adash( emnak ) ndajmë emrin e njejt. 1 arsye ma shum për mu me dhanë ma shum’ prej vetes,prindërit e ktij djali m’kan dhanë shum’! Mire se na erdhe Elineli i vogel bota do t’jetë e jotja” (sic.), shkruan Enlinel në mbishkrimin e fotografisë së vogëlushit në Instagram.

Ndërkohë, qës ky postim është ndjekur nga komentuesit e shumtë me hashtagun “#morethanjustarepper”, që në shqip përkthehet “Më shumë se një reper”. /Telegrafi/