Një atmosferë më ndryshe është duke u zhvilluar sonte (e hënë) në Big Brother VIP Kosova 2.
Në një ambient festiv në oborrin e shtëpisë më të famshme, banorët duket se po argëtohen në masë të madhe.
Atyre mes tjerash i është prezantuar edhe një klip me shifrat e mëdha që ka arritur spektakli.
E kjo natyrisht falë ngjarjeve që janë zhvilluar brenda nga vet konkurrentët e këtij formati.
Në bazë të videos, ky reality shou ka arritur në mbi një miliard klikime nga rrjetet sociale.
Të pyetur se a e prisnit një gjë të tillë, shumë prej banorëve u befasuan për këtë.
“Kaq të madh jo”, u shpreh Shqipja.
Buci në anën tjetër tha se e ka pasur në mendje se kjo mund të ndodhte jashtë. /Telegrafi/