Familjet në Mbretërinë e Bashkuar janë duke shpenzuar shumë pak kohë me njëri-tjetrin, e kjo ndoshta mund të aplikohet në shumë vende të botës.
Një studim i ri, i kryer në Mbretërinë e Bashkuar, ka treguar se familjet atje shpenzojnë më pak se dy orë së bashku në ditë, transmeton Telegrafi.
Me vëllimin e madh të punës dhe ngarkesave ditore, mbi 50 për qind e prindërve kanë pranuar se i përdorin pajisjet teknologjike për t’i shpërqendruar fëmijët.
Rreth 57 për qind e prindërve të anketuar kanë pranuar se punojnë jashtë orarit, duke e bërë prioritet punën në vend të kohës kualitative me fëmijët dhe familjen.
Sidoqoftë, nuk është gjithçka aq keq sa duket, sepse 28 për qind e prindërve tregojnë se gjithmonë gjejnë kohën për t’u lidhur me fëmijët përmes aktiviteteve të ndryshme, si vizatimi, leximi dhe lojërat e ndryshme. /Telegrafi/