Sipas FIFA-s më shumë se gjysmë miliardë euro janë shpenzuar në vitin 2019 nga klubet evropiane për agjentët e futbollistëve që kanë transferuar në këtë periudhë.
Me anë të një dokumenti zyrtar publik, FIFA ka raportuar se 501 milionë funte (589 milionë euro) janë shpenzuar nga klubet për t’i paguar agjentët e futbollistëve.
Ka një rritje thuajse me 20 për qind nga shuma e shpenzuar gjatë vitit 2018.
FIFA deklaron se 80 për qind e kësaj shumë, është shpenzuar nga klubet në Itali, Angli, Gjermani, Portugali, Spanjë dhe Francë.
Ajo që bën befasi më shumë është se klubet portugeze kanë shpenzuar më shumë në komisionet për agjentët, sesa për lojtarët që kanë blerë.
Më herë këtë vit, FIFA njoftoi publikisht se komisionet për agjentët vitin e ardhshëm nuk do të kalojnë më shumë se 10 për qind, çka pritet të ulë ndjeshëm fitimet e agjentëve të futbollistëve. /Telegrafi/