Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për vitin 2017. Nga ky publikim del se kanë përfituar mbi 26 mijë familje me më shumë se 106 mijë anëtarë.
Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazike të moshës, pensioneve kontributpaguese të moshës, pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër,etj.
“Sipas rezultateve të dala nga ky publikim del se nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 26117familje me gjithsej 106628 anëtarë. Kurse, nga skema për mbështetje materiale familjeve me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme kanë përfituar 2761familje”, ka njoftuar ASK-ja shkruan Telegrafi.
“Ndërsa, nga skemat pensionale janë:122716 përfitues me pensione bazike të moshës;43300përfitues nga me pensione kontributpaguese të moshës;19481 përfitues me pensione për personat me aftësi të kufizuara;12472 përfitues me pensione për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës; 36032 përfitues me pensione për veteranët e luftës;3232 përfitues me pensione të Trepçës;1001 përfitues me pensione të Trupave Mbrojtëse të Kosovës;288 përfitues me pensione për Forcat e Sigurisë së Kosovës; dhe2001 përfitues me kompensime për personat e verbër”, thuhet në komunikatën për media të ASK-së. /Telegrafi/