Site icon Telegrafi

Më shumë se 17 milionë shikues e shikuan intervistën e Oprah me Meghan dhe Harry, bëhet ngjarja jo-sportive më e shikuara për këtë vit në TV

Intervista e shumëpritur Oprah Winfrey me Harry dhe Meghan tërhoqi një numër të madh shikuesish, sipas The Hollywood Reporter.

Prodhuar nga Winfrey’s Harpo Productions, ky emision arriti në një mesatare prej 17.14 milionë shikues gjatë kohës së tij dy-orëshe, sipas “numrave të shpejtë” të Nielsen, tha Hollywood Reporter.

Deri më tani, dy ngjarjet e vetme televizive që kryesuan këtë shifër këtë vit ishin Super Bowl 2021, i cili kishte 96.4 milionë shikues sipas ESPN, dhe një episod i shfaqjes televizive “The Equalizer”, i cili kishte 20.4 milionë shikues dhe transmetuar direkt pas Super Bowl në CBS, transmeton Telegrafi.

Sipas The Hollywood Reporter, intervista e Winfrey me Harry dhe Meghan ishte ngjarja më e shikuar televizive të dielën, me pothuajse dy herë më shumë shikues sesa transmetimi i së dielës me “60 minuta”. Intervista ishte më e popullarizuara nga dy grupe shikuesish, ata midis moshës 18-49 dhe 25-54.

Vlerësimet fillestare dhe të dhënat e hershme nuk përfshijnë pamje përmes transmetimit, dhe sipas The Hollywood Reporter, shifrat mund të vazhdojnë të rriten kur më shumë vlerësime të lëshohen të martën pasi intervista të transmetohet në tregje të ndryshme.

Gjatë intervistës, Meghan Markle, më vonë u bashkua me Harry, ku hodhi dritë në trajtimin e racizmit, çështjeve të shëndetit mendor dhe ngacmimeve mediatike gjatë qëndrimit të tyre në Pallatin Buckingham. /Telegrafi/

Exit mobile version