Telegrafi

Më shumë se 17 milionë shikime: Vajza tregoi pasojat e varësisë nga droga

Vitin e kaluar, 22-vjeçares Faith Hill iu desh të hiqte të gjithë dhëmbët pas gjashtë viteve të varësisë nga droga.

Pas lirimit të saj nga burgu dhe rehabilitimit, Faith la pas një situatë të keqe të saj dhe u shërua nga varësia e saj.

Ishte atëherë që ajo kuptoi se sa dëm i ishte bërë asaj, sidomos te dhëmbët. Pasi iu hoqën të gjithë dhëmbët, asaj iu desh të priste dy muaj që të vinin protezat e saj, transmeton Telegrafi.

“Unë isha e mjerë në atë kohë. Nuk u ndjeva mirë, u ndjeva e neveritur”, tha ajo për BuzzFeed.

Në dhjetor të vitit të kaluar, ajo mori dhëmbë të rinj.

“Vendosa të flas për protezat e mia në TikTok për të rritur ndërgjegjësimin dhe për t’i treguar botës se njerëzit me protezat janë gjithashtu të bukur. Unë dua të shkatërroj stigmën e tmerrshme kundër tyre dhe t’u tregoj njerëzve që protezat duhet të pranohen, jo të fshihen”, tha Faith.

Videot e shumta të Faithi janë bërë virale, dhe ajo në të cilën ajo buzëqesh pa dhëmbë ka grumbulluar mbi 17 milionë shikime.

“Njerëzit janë mësuar me stereotipin që vetëm të moshuarit mbajnë protezat – dhe kjo nuk është e vërtetë”, tha ajo. /Telegrafi/

@iamtoothlessandruthless

⚠️My brain stopped working⚠️#goodmorning #dentureconfidence #denturegang #answeringquestions #fyp

♬ Aesthetic – Xilo