Britania e Madhe regjistroi të martën më shumë se 17 mijë raste të reja nga coronavirusi.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, numri i përgjithshëm i të prekurve në vend u rrit në 634 mijë.
Ndërkohë, bëhet e ditur se rreth 43 mijë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 në Britani të Madhe.
Numri i sotëm është dukshëm më i lartë se i ditës së djeshme, kur vendi regjistroi 13 mijë të prekur. Duke parë situatën aktuale autoritetet vendore morën vendimin për zbatimin e masave të reja parandaluese.
Përveç Britanisë së Madhe, edhe disa vende të tjera evropiane po përballen rëndë me rritje të rasteve nga coronavirusi. /Telegrafi/