Të paktën 110 persona janë lënduar pasi breshri me madhësi të topit të tenisit ra në një rajon të Italisë veriore gjatë natës të së mërkurës.
Në një stuhi të papritur, breshëri deri në 10 centimetra në diametër goditi rrugët e Venetos, sipas presidentit rajonal Luca Zaia, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
Shërbimet e urgjencës iu përgjigjën më shumë se 500 thirrjeve për ndihmë për shkak të dëmtimit të pronës dhe lëndimeve personale, tha mbrojtja civile rajonale e Venetos.
The size of the hailstones in Treviso province, Italy during a storm on July 19, 2023
[📷 Elena Canaia / Meteo Veneto]pic.twitter.com/gbGABlTNcD
— Massimo (@Rainmaker1973) July 20, 2023
Punëtorët kanë hequr copat nga xhamat e thyer dhe kanë prerë pemë dhe bimë të tjera që janë dëmtuar rëndë nga stuhia.
Anche stasera in Veneto è stato un disastro, specie fra Padova, Venezia e parte di Treviso pic.twitter.com/vjCk0tGBKp
— Ste (@unpotoscano) July 19, 2023
“Vala e motit të keq, pasi ka prekur rajonet tona malore, tani ka goditur edhe fushat, duke shkaktuar lëndime në disa njerëz”, citohet të ketë thënë Zaia, duke shtuar se shumica e lëndimeve u shkaktuan nga xhamat e thyer dhe njerëzit që “rrëshqisnin” në breshër.
Ndryshe, Evropa ka parë ndryshime dramatike të motit këtë vit.
Questa sera in Veneto un temporale si è abbattuto nella provincia di Padova e la paura è stata tanta.
Vorrei provare a far riflettere chiunque veda questo messaggio che siamo di fronte ad una crisi climatitica estrema e che il punto di non ritorno è già stato superato da un po'. pic.twitter.com/Rj8JYI5HSw— silvietta 🍄 (@silviabaggio_) July 19, 2023
Italia, Spanja dhe Greqia janë përballur me vapë të pandërprerë prej ditësh. Kryeqyteti italian Roma ka shënuar një temperaturë të re rekord prej 41 gradë Celsius të martën.
“Toka ka një temperaturë të lartë dhe Italia po e ndjen atë vetë”, tha për CNN Luca Mercalli, kreu i Shoqatës Italiane Meteorologjike.
Granizo enorme causó destrucción en Cittadella, región de Véneto, Italia 🇮🇹
Reportan daños en vehículos, viviendas y en la agricultura.
📹 Meteo Bassano pic.twitter.com/QJRAoa1DBp
— Centinela35 (@Centinela_35) July 20, 2023
Në maj, pjesë të rajonit verior italian të Emilia Romagna pësuan nga përmbytjet vdekjeprurëse ‘një herë në shekull’, me mbi 20 lumenj në rajon që shpërthyen brigjet e tyre dhe shkaktuan një valë rrëshqitjesh dheu.
Ndërsa kriza klimatike e shkaktuar nga njeriu përshpejtohet, shkencëtarët e kanë të qartë se ngjarjet ekstreme të motit do të bëhen më të shpeshta dhe më intensive. /Telegrafi/