Ushqimi i drejtë dhe mënyra e shëndetshme e jetës mund të përmirësojnë dhe të shpëtojnë shëndetin tuaj
Ushqimi i pasur me pemë dhe perime dhe zvogëlimi i marrjes së yndyrave mund të zvogëlojë rrezikun nga sëmundja dhe vdekja nga kanceri i gjirit te femrat, transmeton Telegrafi.
Në hulumtimin më të madh të këtij lloji kanë marrë pjesë rreth 50 mijë femra, i cili ka zgjatur më shumë se 20 vjet.
Rreth gjysma e femrave kanë zvogëluar marrjen e yndyrave për afro 20 për qind dhe kanë ngrënë më shumë pemë dhe perime, por edhe kokrra. Të tjerat kanë vazhduar me shprehitë e zakonshme ushqimore.
Rezultatet kanë treguar që ato të cilat kanë respektuar disa rregulla kanë pasur pesë herë më pak rrezik të sëmurjes nga kjo sëmundje e rrezikshme. Femrat kanë qenë të moshave prej 50 deri 79 vjeç dhe kurrë nuk kanë qenë të sëmura nga kanceri i gjirit.
Pa marrë parasysh zbulimin premtues, ndryshimet në ushqim nuk e kanë zvogëluar rrezikun e sëmurjes nga kjo sëmundje gjë që ishte detyrë kryesore e hulumtimit.
Statistika ka treguar që një prej tetë femrave në ndonjë moment të jetës i sulmon kjo sëmundje. Ndryshimet në ushqim dhe ushtrimet mund të ndihmojnë.
Ekspertët thonë që rezultatet e hulumtimit të merren me një dozë dyshimi, sepse është treguar që femrat në menopauzë të cilat nuk kanë qenë të sëmura nga kanceri i gjirit munden në të shumtën të zvogëlojnë rrezikun të cilit i janë ekspozuar. Madje edhe ndryshime të vogla mund të japin rezultate të mira në afat të gjatë. /Telegrafi/