Telegrafi

“Shumë i lumtur te Milani, Bonucci prej më të mirëve në botë”

Mbrojtësi i Milanit, Mateo Musacchio, ka thënë se Leonardo Bonucci është një nga më të mirët në botë. 

Të dy mbrojtësit janë bashkuar këtë vit me Rossonerët këtë verë.

“Po ndjehem shumë mirë, jam shumë i lumtur. Është skuadër e re dhe jemi duke e njohur njëri tjetrin”.

“Këto lojë janë të rëndësishme që ta njohim njëri – tjetrin”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Milan

“Jemi duke punuar që të bëhemi skuadër i madhe dhe klubi është duke punuar për këtë gjë. Po punojmë shumë që të jemi një sezon të madh”.

“Jemi duke punuar shumë në mbrojtje, pasi në Itali, për dallim nga vendet e tjera i jepet shumë rëndësi mbrojtjes”.

“Bonucci është një nga mbrojtësit më të mirë në botë dhe nëse luaj me të në krahë do të jetë më e lehtë. Jam shumë i lumtur që po luaj me të”, ka thënë Musacchio. /Telegrafi/