Site icon Telegrafi

Shumë klube e kërkojnë Niangun

Agjenti i M’Baye Niang ka konfirmuar se shumë klube janë të interesuara për sulmuesin e Milanit.

21-vjeçari aktualisht nuk është duke luajtur për shkak të lëndimit pas një aksidenti në komunikacion. Sidoqoftë, kjo nuk i ka penguar klubet që t’i kërkojnë shërbimet e tij.

Lideri i Ligës Premier, Leicester City, është njëri nga klubet e përmendura.

“Ai ka bërë disa paraqitje bindëse dhe ka luajtur rregullisht në pjesën e dytë të sezonit. A është Leicester City i interesuar sërish? Nuk mund të përmend emra, por janë disa klube të interesuara”.

“Është shumë herët që të flasim për këtë temë tash, sepse ende nuk ka përfunduar pjesa e mbetur e sezonit dhe ai është i fokusuar që të kthehet të shënojë për Milanin”, ka deklaruar agjenti. /Telegrafi/

Exit mobile version