Agjenti i Carlos Baccas ka thënë se shumë klube i kërkojnë shërbimet e klientit të tij.
Kolumbiani është sulmuesi kryesor i Milanit, mirëpo paraqitjet e tij kanë joshur interesimin e disa klubeve.
“Milani e ka transferuar që të shënojë gola dhe atë është duke e bërë”.
“Carlos është i qetë, ai dëshiron ta fitojë Kupën e Italisë dhe të kualifikohet në Europa League”.
“Nuk e di se çfarë do të ndodhë në verë, por ideja e Baccas dhe e klubit është të jetë pjesë e rindërtimit të Milanit për t’u bërë sërish i madh në Evropë”.
“Shumë klube e kanë kërkuar në janar, madje edhe nga Kina”, ka thënë agjenti. /Telegrafi/