Leo Messi ka ndarë rrugët me Barcelonën verën e shkuar nga pas një karrierë të shquar me Blaugranat, klub që ai kishte qenë që në moshën 13 vjeçare, por ka thirrje nga qarqet rreth Camp Nou, që ai të kthehet.
Pasi klubi nuk ishte në gjendje, ekonomikisht, të vazhdonte kontratën me Messin, nuk kishte asnjë mundësi tjetër përveçse që argjentinasi dhe katalanasit të shpallnin ndarjen.
Numri 10 i tyre u bashkua me Paris Saint-Germain me një kontratë dyvjeçare, me mundësia e për një vit të tretë.
Tani, megjithatë, po shtohen thirrjet që Messi t’i bashkohet Barcelonës në vitin 2023, kur kontrata e tij me PSG-në përfundon.
Victor Font, kandidati për president që kandidoi në zgjedhjet e klubit të vitit 2021, e doli i dyti pas Joan Laporta, tashmë po i kërkon klubit që të planifikojë një mënyrë që Messi të kthehet.
“Largimi i tij meritonte të ishte nga dera kryesore. Që nga ai moment, klubi duhet të mendojë se si Messi mund të kthehet në Barcelonë në vitin 2023”, ka thënë Font për RAC-1.
Lamtumira e Messit ishte e trishtueshme, si për të ashtu edhe për klubin, pasi të dyja palët ishin të vendosura për të arritur një marrëveshje dhe me vetë argjentinasin që ishte i gatshëm të bënte një ulje të konsiderueshme të pagës.
Megjithatë, vështirësitë ekonomike që po kalon klubi janë të tilla që nuk ishte e realizueshme.
Dëshira e Messit për t’u rikthyer
Megjithatë, Messi ka deklaruar hapur se ai kurrë nuk ka dashur të largohet, dhe së fundmi ka hapur dëshirën e tij për t’u rikthyer në Barcelonë, me një rol të drejtorit sportiv që është i preferuar për 34-vjeçarin.
“Gjithmonë kam thënë se do të doja të ndihmoja klubin dhe të jem i dobishëm”.
“Do të doja të isha drejtor sportiv në një moment. Nuk e di nëse do të jetë në Barcelonë apo jo, apo nëse do të jetë diçka tjetër”.
“Nëse më krijohet mundësia, do të doja të kthehesha dhe të kontribuoja sa mundem, sepse është klubi që dua dhe do të doja që ata të vazhdojnë të bëjnë mirë, [të vazhdojnë] të rriten dhe të jenë një nga më të mirët në botë”, kishte thënë argjentinasi para disa ditësh.
Xavi mund të jetë kyç
Megjithëse natyra e largimit të tij përkeqësoi marrëdhëniet mes Messit dhe presidentit aktual Joan Laporta, por rikthimi i Xavit si trajner mund të jetë thelbësor në rikthimin e mundshëm të argjentinasit.
Xavi dhe Messi kanë qenë bashkëlojtarë në Barcelonë deri në largimin e spanjollit dhe ndanë një marrëdhënie të shkëlqyer si brenda dhe jashtë fushës.
Duhet thënë se karriera e Messit te PSG nuk po shkon siç ishte planifikuar, me lojtarin që ka marr një sërë lëndimesh, gjë që kanë penguar përshtatjen e tij në kryeqytetin francez.
Tani nuk duket më e paimagjinueshme që ai të kthehet në “Camp Nou” më shpejt se sa pritej. /Telegrafi/