Muaji nëntor lirisht mund të themi se është muaji më i rëndësishëm në historinë e shqiptarëve, pasi që në vete mbart disa nga datat më të rëndësishme për kombin tonë.
E pikërisht për nder të këtyre festave shumë nga artistët tanë krijuan këngë të cilat ndër vite mbetën edhe si himne të kombit tonë.
Ndër këngët më të pëlqyera të këtij lloji padyshim që mbetet “Xhamadani vija vija” e kënduar fillimisht nga Shkurte Fejza për të vazhduar pastaj me disa këngëtar tjerë, por që jehonën më të madhe arriti ta marrë rok grupi “Ilirët, të cilët arritën të krijonin ndoshta versionin ideal të atij projekti.
Por, saga e këngëve të tilla nuk mbaron me kaq, pasi vite më parë Sinan Hoxha, Meda dhe Seldi krijuan këngën “Kuq e zi” e cila arriti të shndërrohej në një hit të padiskutueshëm.
Këtij trendi nuk i iku as Sabri Fejzullahu dhe Sinan Vllasaliu të cilët interpretuan “Shqipëri etnike”, transmeton Prive. Këngë tjera të këtij lloji e që rezultuan mjaft të suksesshme janë: Unikkatil ft Klepto – “Kuq e zi”, Noizy-“100 vjet shtet” dhe shumë të tjera.