Marcus Thuram ka qenë i entuziazmuar pasi është shpallur kampion i Italisë me Interin, në një sezon ku ka qenë protagonist dhe ndër futbollistët kryesorë.
Thuram është djali i legjendës së futbollit Lilian Thuram, por ai ka një tjetër legjendë që që këshillohet vazhdimisht për karrierën e tij.
Djali i legjendarit Lillian Thuram ka folur për marrëdhënien e tij me Thierry Henry, bashkëlojtarin e babait të tij nga kombëtarja franceze, për të cilin tha se ishte si një idhull për të.
Thuram e ka falënderuar Henryn menjëherë pasi u shpall kampion i Italisë.
Marcus Thuram gives a special thanks to Thierry Henry after winning the Scudetto 🥹 pic.twitter.com/QnQ7sakP0o
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) April 22, 2024
“E falënderoj Thierry Henryn, ndoshta ai do ta shikojë. Faleminderit për të gjitha këshillat,” tha Thuram dhe drejtuesi i CBS Sports e pyeti nëse është e vërtetë që ai ndonjëherë flet me Henryn më shumë sesa babain e tij.
“Po, po. Ai është si xhaxhai im. Ai është gjithmonë aty për të më ndihmuar dhe më thotë gjithmonë të vërtetën”, shtoi Thuram.
Thuram po luan një sezon fantastik me fanellën e Nerazzurrëve dhe së bashku me Lautaro Martinez, ai përbën ndoshta tandemin sulmues më vdekjeprurës në Evropë.
Marcus Thuram is now a Serie A champion, just like his dad Lilian 🏆🇮🇹 pic.twitter.com/oIN4lE3u1Y
— 433 (@433) April 23, 2024
Francezi shënoi 12 gola dhe regjistroi 11 asistime në 31 ndeshje në Serie A këtë sezon.
Henry dhe Lilian Thuram kanë qenë për një kohë të gjatë bashkëlojtarë në kombëtaren franceze, por ata dy luajtën së bashku edhe te Juventusi për një kohë të shkurtër dhe te Barcelona. /Telegrafi/