Site icon Telegrafi

Me shumë fishekzjarrë dhe qirinj ka filluar të festohet Festivali i Dritave (Foto)

Në Indi ka filluar të zhvillohet ‘Diwali’ apo Festivali i Dritave, kur hindutë sish dhe hain bëhen bashkë, që të mundin të keqen përmes së mirës.

Organizimi pesëditorë ka filluar me fishekzjarrë, ndërsa janë ndezur gjithandej qirinj, transmeton Telegrafi.

Në këtë mënyrë festohet rikthimi i zotit Ram, i cili e ka nënshtruar demonin Ravana dhe simbolizon marrjen e njerëzve nga errësira dhe dërgimin në dritë, në fitoren e së mirës mbi të keqen.

Kjo festë religjioze është ndër më të rëndësishmet e kulturës indiane dhe besohet se drita apo e mira, gjithmonë triumfon mbi errësirën apo të keqen.

Shtëpitë dhe dyqanet janë stolisur me drita shumëngjyrëshe dhe qirinj, për festën që shënon njëherësh edhe vitin e ri të biznesit. /Telegrafi/

Exit mobile version