Telegrafi

Shumë familje në Mitrovicë kanë mbetur pa kulm mbi kokë, kërkohet ndihmë edhe nga niveli qendror

Situatë e rëndë pas vërshimeve në vend i ka prekur disa familje në Komunën e Mitrovicës, të cilët kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza në një prononcim për Telegrafin ka treguar se është një numër i konsiderueshëm i familjeve që kanë mbetur pa kulm mbi kokë, por siç tha ai si komunë kanë arritur që të ju vijnë në ndihmë këtyre familjeve.

Ai tha se kanë arritur jo vetëm që t’i sistemojnë këto familje, por edhe ju kanë ofruar të gjitha ndihmat e nevojshme dhe t’i përkrahin ata.

I pyetur se a kanë marr ndonjë ndihmë nga niveli qendror, ai shkurt tha që nuk kanë marrë asnjë ndihmë.

“Situata sot është më stabile, niveli i ujit ka rënë në masë të caktuar. Lumi Ibër ende vazhdon me pas probleme. Kemi arritur që të gjitha familjet që kanë mbetur pa kulm mbi kokë t’i sistemojmë, t’i ofrojmë ndihma, t’i përkrahim…është një numër i konsiderueshëm i familjeve. Asnjë ndihmë se kemi marr nga niveli qendror”, ka thënë Hamza për Telegrafin.

Ndryshe, janë bërë dy ditë që disa komuna të Kosovës kanë pësuar dëme të mëdha materiale nga vërshimet, si dhe disa familje nuk kanë kulm mbi kokë kjo pasi objektet e tyre të banimit janë përfshirë nga uji. /Telegrafi/