Big Mama tashmë po e jeton çdo moment të jetës pas heqjes së kilogramëve të tepërt.
Këngëtarja shqiptare është dobësuar tejet shumë në saje të ndërhyrjes kirurgjike dhe tani po duket super seksi.
Tashmë këngëtarja ka filluar edhe të publikojë fotografi joshëse në rrjetet sociale që po merr komente pozitive dhe pëlqime.
Një të tillë buzë bregdetit e ka sjell në llogarinë personale në Instagram teksa ka lënë një mesazh mjaft domethënës për jetën.
“Duke jetuar jetën që e meritoj”, ka shkruar në gjuhën angleze këngëtarja që në realitet quhet Besjana Kasami.
Ajo ka paralajmëruar që do të kryej edhe disa intervenime kirurgjike në pjesë të ndryshme të trupit.
Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të ndryshme muzikore që do t’i sjell gjatë këtij viti kalendarik. /Telegrafi/