Telegrafi

Shumë “e dyshimtë” cigarja që Elinel po konsumon? (Foto)

Reperi i njohur Elinel ka pak ditë që ka publikuar projektin e tij më të ri “Qmos”, i cili është pritur mirë nga fansat e tij.

Projekti, siononimi i të cilit është fjala ‘guxim’ ka arritur të pëlqehet tej mase, dhe ka marrë hiq më pas një milion klikime në YouTube.

Ndërkohë, Elinel është herë pas here aktiv edhe në rrjetet sociale, të cilat janë ‘dritarja’ ku fansat kanë mundësinë të njoftohen me më të rejat e tij në karrierë dhe jetën private.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në Instagram Story, ku shfaqet pranë një mikut të tij teksa tymosin nga një cigare, ndërsa në mbishkrimin e fotografisë, Elinel ka shkruar fjalën “e dyshimtë”.

Nuk dihet se në çfarë koncepti e ka etiketuar ai këtë përshkrim, megjithatë ka bërë që fansat të aludojnë se mund të jetë cigarja që po konsumon, ajo që vërtet është e ‘dyshimtë’.

Por, me siguri që gjithçka është bërë vetëm për shaka, pasi shihej qartë se reperi po kunsomte një cigare të thjeshtë. /Telegrafi/