Site icon Telegrafi

“Më shumë argëtohem duke luajtur sportin tim të ri sesa një finale të Ligës së Kampionëve” – legjenda e Chelseat me deklaratë interesante

Një legjendë e Chelseat këmbëngul se sporti i tij i ri në moshën 40-vjeçare është më argëtues sesa fitimi i Ligës së Kampionëve.

Është më mirë të bësh patinazh se sa të fitosh medalje në Ligën Premier dhe në garat evropiane për Petr Cech, që ka ndryshuar portat – nga ajo në barë, në atë në akull.

As ky sukses i famshëm kundër Bayern Munichut në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2012 nuk përputhet me kënaqësinë e sportit të ri të çekut.

Cech fitoi Ligën Premier dhe FA Cup katër herë, si dhe trofeun e shumëkërkuar nga Blutë për disa vite, atëherë kur mposhtën Bayern Munichun në finalen e vitit 2012 të zhvilluar në “Allianz Arena”.

Dhe pas 11 vitesh në “Stamford Bridge”, ai shtoi një tjetër trofe të FA Cup, por tani me Arsenalin.

Lexo po ashtu Cech nuk u largua në mënyrë paqësore nga Chelsea: Çeku u përplas me Boehlyn për një lojtar

Cech më pas u kthye në Chelsea si drejtor teknik, por u largua në qershor 2022 pas blerjes së klubit nga Todd Boehly.

Tani, si një legjendë që i ka fituar të gjithë trofetë të mundshëm në klub, Cech i është rikthyer dashurisë së tij të parë sportive – hokejt mbi akull.

“Ju jeni ende në atë dhomë të zhveshjes. Ju jeni ende duke bërë atë rutinë. Por, është një nivel krejtësisht i ndryshëm presioni”, ka thënë fillimisht çeku.

“Kjo është më argëtuese sesa kur luan një lojë në Ligën e Kampionëve. Por, unë ende e kam atë ndjenjë në veten time sepse dua të luaj. Dua të fitoj. E urrej humbjen. Është e njëjta ndjenjë që kisha kur luaja futboll”.

“Ende e ke atë ndjenjë kur je duke ecur nëpër korridor, në akull, i rrethuar nga gjithë këta njerëz”, ka vazhduar më tej Cech. /Telegrafi/

Exit mobile version