Reperi i njohur Lumi B është një prej reperëve më të pëlqyer të skenës.
Këtë verë, ai publikoi në bashkëpunim me Dhurata Dorën këngën “Simpatia”, e cila u prit mirë dhe u pëlqye shumë nga publiku.
Ndërkohë, ai vazhdon të jetë mjaft i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore të ndryshme.
Megjithëse është shumë i angazhuar, Lumi gjen gjithnjë kohë edhe për familjen e tij.
Së fundmi, reperi ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaqet pranë bashkëshortes dhe djalit të tij.
Të veshur me shumë stil në ngjyrën e zezë, ndonëse të koncentruar në ‘smartphone-t’ e tyre, ata dukeshin mjaft të freskët dhe në harmoni. /Telegrafi/