Telegrafi

Shuma “marramendëse”: Ja sa do të paguhet Obama për një fjalim në Wall Street

Tetë vitet e presidencës në Shtëpinë e Bardhë, duket se do të vazhdojnë t’i sigurojnë Barack Obamas shuma marramendëse parash.

Sipas mediave amerikane, ish-presidenti i SHBA-së është ftuar të flasë në një konferencë të Wall Street në këmbim të rreth 400 mijë dollarëve.

Ai u largua nga Shtëpia e Bardhë pothuajse para rreth 100 ditëve dhe pas disa pushimeve është rikthyer në jetën publike të amerikanëve.

Ai do të paraqitet në konferencën e kujdesit shëndetësor në Cantor Fitzgeralds LP si folësi kryesor.

Sipas Fox Business, përcjell opinion.al, Obama ka nënshkruar kontratën për ngjarjen, por kompania është duke pritur të finalizojë aranzhimet e fundit me ish-Presidentin para se ta bëjë të ditur publikisht vendimin.

Ndërkohë kujtojmë se Obama dje për herë të parë është paraqitur para publikut në Çikago që nga largimi si president i SHBA-ve në janar të këtij viti.

Ish-Presidenti zbuloi se projekti i tij i parë pas Shtëpisë së Bardhë do të përqendrohej në nxitjen e brezit të ardhshëm për t’u bërë më i politizuar dhe i angazhuar qytetarisht.