Paris Saint-Germaini është në kërkim të mesfushorit të Barcelonës, Sergio Busquets.
Kampioni francez dëshiron me çdo kusht ta ketë në skuadër futbollistin spanjoll, ashtu që oferta që është duke e përgatitur është shumë e madhe.
Marca raporton se PSG mund të paguajë deri në 100 milionë euro për shërbimet e 27-vjeçarit.
Mirëpo, kushti i klubit nga Parc de Princes është që ai të vendosë që tani për të shkuar në Ligue 1.
Ndryshe, Busquets rrjedh nga Akademia e katalunasve dhe në nivel profesional ka luajtur vetëm për këtë klub. /Telegrafi/