Chelsea është duke tentuar që të transferojë Erling Haalandin në këtë verë nga Borussia Dortmundi.
The Blues janë në dijeni se nuk do të jetë aspak e lehtë që të transferojë talentin norvegjez nga skuadra gjermane.
Bild Sport raportoi para pak ditësh se pronari Roman Abramovich i ka dhënë dritën e gjelbër Chelseat që të transferojë Haalandin sa do që të kushton.
Sipas mediave në ishull, bëhet e ditur se skuadra londineze mund të paguajë rreth 120 milionë euro plus bonuset për kartonin e sulmuesit.
Në këtë rast, shuma e transferimit, nëse Haaland shkëlqen edhe në Ligën Premier, mund të shkojë deri në 200 milionë euro.
Por, kjo nuk është e tëra. 20-vjeçari po kërkon një pagë rreth 350 mijë eurosh në javë për të kaluar në Stamford Bridge.
Kjo pagë do e bënte atë padyshim lojtarin më të paguar të Chelseat, e cila mund të ngjallte pakënaqësi te lojtarët e tjerë të bluve.
Mirëpo, klubi nga veriu i Londrës është në dijeni se nëse Haaland shkëlqen edhe në ligën angleze, atëherë do të ia vlente çdo cent. /Telegrafi/