Site icon Telegrafi

Shuma e majme që e fiton Shqipëria nëse arrin të kalojë në Ligën B

Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë sot (e mërkure) në kuadër të rrethi të fundit në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kuqezinjtë do të tentojnë të fitojnë Grupin 4 në Ligën C të garës më të re të UEFA-s, për t’u shpërblyer më pas.

Bjellorusia është aktualisht lider i grupit me dhjetë pikë, ndërsa tanët kanë dy më pak, derisa takimin e parë e kishin fituar 2-0.

Lexo po ashtu Formacionet zyrtare të 'finales': Shqipëri - Bjellorusi, Edy Reja cakton më të mirët përballë bjellorusëve

Shqipëria do të tentojë që ta fitojë edhe këtë përballje, në mënyrë që nga edicioni i ri të luajnë Ligën B.

Por, kjo nuk do të jetë e vetmja, pasi Kombëtarja jonë do të shpërblehet edhe me 1.1 milion euro.

Shqipëria shihet si favoritë absolut dhe duhet të fitojnë patjetër që të arrijnë të gjitha qëllimet e lartë cekura. /Telegrafi/

Exit mobile version