Antoine Griezmann ka hequr dorë nga 40 për qind e pagës, në mënyrë që të ribashkohej me Atletico Madridin nga Barcelona – njofton Goal.
Theksojmë që nga kontrata pesëvjeçare me Barcën (e nënshkruar në vitin 2019), ai duhej të përfitonte një total prej 95 milionë eurosh që duke pjesëtuar në vite, i bie që paga bazë vjetore ishte 17 milionë euro, me rritje për nga një milion në vit, ku në fund të kontratës do të merrte 21 milionë euro.
Francezi u rikthye te klubi i mëparshëm në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, ndërsa ishte në listën e futbollistëve të ekipit të parë që duhej të largoheshin nga katalunasit. Kjo për faktin se Blaugranët duhej të zvogëlonin shpenzimet e përgjithshme në paga, ashtu që bënë sakrifica të mëdha për ta çuar klubin përpara.
Kthimi në Wanda Metropolitano i kushtoi Griezmannit me pothuajse përgjysmim të përfitimeve. Viti i parë i transferimit është në formë huazimi.
Atletico nuk ka paguar shumë për huazimin, por mund t’ia zgjatin kontratën e përkohshme edhe për një sezon, nga e cila duhet të paguajnë para shtesë.
Los Rojiblancos do të paguajnë 40 milionë euro duke i përfshirë edhe shtesat për ta bërë transferimin të përhershëm në rast se Griezmann luan së gjysmën e ndeshjeve në sezonin 2022/2023.
30-vjeçari konsiderohej prej sulmuesve më të mirë në Evropë kur u transferua në Camp Nou për 120 milionë euro para dy vitesh, mirëpo nuk arriti të përshtatej te katalunasit. /Telegrafi/
Eight: @AntoGriezmann
🎱 #Griezback pic.twitter.com/TgFdBepORv
— Atlético de Madrid (@atletienglish) September 1, 2021