Maqedonia ka fitues të qartë në zgjedhjet parlamentare dhe lideri i kësaj partie duhet të marrë mandat për formim të qeverisë. Diçka tjetër do të jetë qartë shkelje e vullnetit të shumicës së qytatarëve. Këtë sot e tha deputetja me përvojë në Parlamentit Evropian, Patricia Shulin, përcjell Telegrafi Maqeqdoni.
MIA njofton se sipas Shulin, demokracia evropiane nuk njeh fitore në zgjedhje përmes votave të marra nga të ashtuquajturat “tryeza të gjelbra”, ndërsa votuesit e kanë bërë përzgjedhjen e tyre në zgjedhjet korrekte dhe demokratike.
Sipas saj, për Brukselin zyrtar dhe bashkësinë ndërkombëtare nuk ka dyshim se kush i ka fituar zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni dhe kush duhet t’a formojë qeverinë e ardhshme./Telegrafi/