Në natën e fundit të Big Brother VIP Kosova 2, atmosfera mes banorëve të shtëpisë së famshme u mbush me dinamika të ndryshme, duke përfshirë momente të tensionuara dhe shkëmbime emocionesh.
Edhe pse koha e gjumit po afrohej, energjia brenda mureve të shtëpisë ishte ende aty e veçanërisht te Ganiu.
Duke iu afruar fundit të një dite plot me aktivitete dhe emocione, Gani u përpoq të ngacmonte Lindën me humorin e tij karakteristik.
Në një moment ai iu afrua Lindës, e cila ishte duke u përgatitur për të fjetur, dhe si me shaka i thotë: “Këqyre kamerën, a rrimë për hatër të publikut dy minuta.”
Linda, e cila ishte tashmë në shtratin e saj, luste Ganiun që të shkonte te vendi i tij.
“Shukma zjarrin” –vazhdon Ganiu me shaka, derisa Linda e largon nga shtrati. /Telegrafi/