Gjatë pasdites së sotme, parku i Gërmisë është kapluar nga zjarri, ku 40 deri në 50 ari janë dëmtuar nga ky zjarr.
Në vendin e ngjarjes sipas Drejtorisë së Shërbimeve Publike, kanë dalur menjëherë Policia e Kosovës, punëtorë të Hortikulturës, KFOR-i italian dhe zjarrfikësit.
Drejtoresha e parqeve, Fatime Hajdari ka treguar për KosovaPress se ky zjarr mund të jetë shkaktuar vetëm nga faktorit njeri.
“Tash është koha me thatësi, nuk kemi temperatura të larta që mund të aludojnë me djegie të malit. Kjo ka mundur të ndodh vetëm nëse ndonjë qytetar ka mund të hedh ndonjë cigare në atë hapësirë”, tha ajo.