Në hapësirën e depos tek fabrika e vjetër e Shkupit “Komuna” shpërtheu zjarr, ndërsa denoncimi në Brigadën e Shkupit për mbrojtje kundër zjarreve është marrë në ora 4:55. Komandanti i Brigadës së Shkupit për mbrojtje kundër zjarreve, Zvonko Tomeski për AIM-n deklaroi se për një kohë të shkurtër zjarri është vënë nën kontroll, është shuar tërësisht dhe nuk u lejua të zgjerohet në objektet tjera në qarkun e fabrikës.
Nuk ka të lënduar, por është shkaktuar dëm material.
Tomeski informoi se pas denoncimit menjëherë janë dërguar nëntë automjete të zjarrfikësve me 20 zjarrfikës, ndërsa u bë fjalë për një hapësirë të depos në të cilën është deponuar plastikë për riciklim të mëtutjeshëm.
“Karakteristikë është që në qarkun e fabrikës dhe në objektet nuk ka pasur rrjet funksional hidratues”, potencoi për AIM-n komandanti i Brigadës së Shkupit për mbrojtje kundër zjarreve, Tomeski.