Kryetari i Akademisë amerikane të Filmit, e cila ndan çmimin Oscar tha se kompania që deri më tani ka qenë përgjegjëse për numërimin e votave dhe zarfin me emrin e fituesit, nuk do të merren me organizimin dhe zbatimin e kësaj ngjarjeje.
Kryetari i Akademisë, Cheryl Boone Isaacs ka pohuar se për agjencinë “AP” që të shqyrtohet bashkëpunimi i Akademisë Amerikane të Filmit me këtë kompani.
Dy zyrtarë nga kompania PwC, Brian Cullinan dhe Marta Ruiz, ishin përgjegjës për zarfet e ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar, transmeton Telegrafi.
Kompania “PwC”, e cila është përgjegjëse për numërimin e votave dhe zarfin me emrin e fituesit në Oscar për më shumë se 80 vjet, kërkoi falje për incidentin.
Kujtojmë se natën e së shtunës, me rastin e dhënies së Oscarëve, erdhi deri tek një skandal ku në vend të fituesit të vërtetë “Moonlight” u shpall filmi “La-La Land”. /Telegrafi/