Vetëm në vitin e kaluar janë shuar rreth 39 biznese të huaja dhe rreth 20 për qind vendore, të cilat kanë pasur mesatarisht më shumë se 2 punëtorë. Janë regjistruar më pak se 100 kompani të huaja në vend deri më tani.
Në pesë vjetët e fundit janë humbur rreth 13 mijë vende të punës nga mbyllja e bizneseve. Shkaqet e mbylljes së bizneseve janë politikat fiskale jo adekuate, informaliteti, korrupsioni, normat e larta të interesit, monopoli i krijuar nga korporatat e mëdha, energjia elektrike e lartë dhe vështirësia e lëvizjes së lirë në vendet evropiane.
Këto janë të dhëna të analizuara nga Agjencia Kosovare e Bizneseve dhe të publikuara sot në një konferencë për medie, dhe të prezantuara nga kreu i AKB, Agim Shahini.
Safet Gërxhaliu nga Oda Ekonomike e Kosovës thotë se të dhënat janë shqetësuese dhe sipas tij kjo “eksplodoi” përmes një “ekzodi” siç e quajti ai.
Gërxhaliu thotë se nëse nuk stimulohet prodhimi edhe këta investitorë që eksitojnë do të humben.
Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane thotë se nuk kanë parë progres të rendit dhe ligjit dhe në këtë mënyrë thotë se nuk mund të presim brende të njohura të vijnë dhe të investojnë në Kosovë. Zeka pret që muajt e ardhshëm finalizime të shumë nismave sa i përket legjislacionit. /Telegrafi/