Site icon Telegrafi

Forcat e Armatosura të Shqipërisë “në luftë” me zjarrin, fotografi nga disa zona

Shqipëria në ditët e nxehta të verës është përballur për disa ditë rresht me vatra të mëdha të zjarreve në disa zona.

Në lidhje me këtë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përgëzuar forcat e emergjencave civile dhe efektivëve të Forcave të Armatosura për shuarjen e zjarreve.

Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka treguar mirënjohje ndaj efektivëve për punën e bërë në gjithë territorin e Shqipërisë duke publikuar dhe disa fotografi të tyre gjatë misionit së shuarjes së zjarreve.

“Respekt dhe mirënjohje për punën e pandërprerë të forcave të emergjencave civile dhe efektivëve të Forcave të Armatosura që u përballën me shuarjen e zjarrit në territorin e vendit dhe janë gjithmonë në shërbim në mbrojtje të jetës së qytetarëve”, ka shkruar Rama.

Lexo po ashtu Tri shtëpi e mijëra hektarë tokë të djegura në Kraps të Fierit

Ndryshe, disa zona në Shqipëri në këto ditë të nxehta është përballuar me disa vatra të zjarreve, kryesisht në fshatrat Peshtan Plyk, Kraps, Kreshpan, njësia administrative Frakull, të Fierit. /Telegrafi/ 

Exit mobile version