Telegrafi

Shuarja e Task-forcës kundër korrupsionit, Haradinaj vazhdon replikat me Hotin

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për shuarjen e Task-forcës kundër korrupsionit, ka nxitur reagime ndërmjet kryeministrit Avdullah Hotit dhe kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

E pas deklaratës së fundit të kryeministrit Hoti, që politika nuk duhet të përzihet në drejtësi ka reaguar sërish Haradinaj, transmeton Telegrafi.

Në reagimin e bërë në Facebook, Haradinaj ka shkruar se sa herë që Kushtetuta e Republikës është zbatuar për interesat e një partie të caktuar, ka dalë të jetë e gabuar.

“Gjatë jetëgjatësisë së demokracisë së vendit tonë, sa herë që Kushtetuta e Republikës është zbatuar për interesat e një partie të caktuar, ka dalë të jetë e gabuar”, ka pohuar ai.

Lexo po ashtu Hoti i përgjigjet Haradinajt:  Politika nuk duhet të përzihet në drejtësi

Ndryshe, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë Hoti, për shuarjen e Task-forcës kundër korrupsion, ka thënë se “Në përmirësimin e institucioneve tona duhet të kemi plan. Çdo vendim pa plan, e i aty për atyshëm mund të kuptohet si ndërhyrje politike ose hakmarrje ndaj proceseve të pavarura”

Qeveria Hoti më 19 tetor e ka shfuqizuar vendimin nr. 02/110 të datës 26 shkurt 2010, i cili vendim kishte themeluar Taskë-forcën antikorrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës./Telegrafi/