Telegrafi

Shuarja e krijuesit legjendar të audio-kasetës, Lou Ottens ndërron jetë në moshën 94-vjeçare

Lou Ottens, krijuesi i audio kasetës dhe pionieri i CD teknologjisë, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare në shtëpinë e tij në Duisel në pjesën veriore të Holandës.

Ottens, që deshi të bëhej inxhinier, filloi të punojë për Philips në vitin 1952, kurse tetë vite më vonë arriti të jetë në krye të kësaj kompanie, transmeton Telegrafi.

Brenda periudhës njëvjeçare, ai dhe ekipi i tij zhvilluan incizuesin e parë të audio kasetës që është shitur në më shumë se një milion njësi, shkruan Dutch News.

Dy vite më vonë, modifikoi magnetofonin duke e shndërruar në kasetë. Shumë vite më pas, Ottens filloi zhvillimin e teknologjisë CD për kompanitë Sony dhe Philips, duke u shitur në më shumë se 200 miliardë njësi.

U pensionua në vitin 1986, por tërë kohën ka refuzuar të marrë pjesë në zhvillimin e mëtutjeshme të kësaj teknologjie që miliarda njerëzve i mundësoi të dëgjojnë muzikë. /Telegrafi/