Shuarja e AKP, krijimi i një Fondi Sovran dhe krijimi i një banke zhvillimore janë tri pikat kryesore të programit për ekonomi të Lëvizjes Vetëvendosje.
Këtë program Vetëvendosje pretendon ta implementojë gjatë mandatit të saj qeverisës.
Profesori universitar Musa Limani thotë së në vend të Bankës Zhvillimore qeveria është dashur ta krijojë fondin e Trustit Investiv.
“Ky trust që do të ishte shoqëri aksionare, mjete mund të grumbullonin qytetarët, subjektet ekonomike, qeveria dhe qytetarët nga diaspora. Prandaj unë mendoj se më mirë do të ishte të themelohej ky Trust investiv pasi do të dihej qëllimi i këtij trusti pra të jepen investime. Qeveria do të orientonte investimet ku është interesi i zhvillimet të gjithmbarshëm ekonomik”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Musa Limani.
Por sipas drejtorit ekzekutiv të Institutit RIINVEST, Alban Hashani kjo pikë programore e LVV-së i duket interesante, përcjell Telegrafi.
“Në bazë të plan programit paraprak qeverisës me Fondin Sovran parashihet të ndihmohen sektorë të caktuar por edhe inde inovative. Kjo si ide është pozitive por mbetet të shihet si do të implemntohet kjo pikë”, deklaroi Alban Hashani.
Në programin ekonomik të Lëvizjes Vetëvendosje të publikuar në faqen e tyre të uebit, nuk jepen shumë detaje se si do të implementohen këto pika./Telegrafi/