Telegrafi

Shuan kuriozitetin, Ledjona Xheladinaj tregon se si i ka marrëdhëniet me ish-bashkëshortin

Foto: Screenshot/YouTube

Ledjona Xheladinaj siç duket ka hedhur pas krahëve deklaratat që ish-bashkëshorti i saj ka bërë gjatë qëndrimit të saj në Big Brother VIP Albania 3.

E ftuar në “E Diell” në Top Channel, ajo tregon se nuk ka pasur asnjë kontakt pasi ka dalë nga shtëpia, por vajza e saj Miki e ka përjetuar shumë keq dhe është përpjekur që ta afrojë sërish me të atin.

Sipas saj marrëdhënia prind-fëmijë është shumë e rëndësishme dhe nuk do që fëmija e saj të rritet me urrejtje.

Foto: Screenshot/YouTube

Pjesë nga biseda:

Argjira Spanca: U sqaruan situatat që ndodhën me ish-bashkëshortin, a ke pasur një kontakt, a u sheshuan gjërat?

Ledjona Xheladinaj: Unë nuk kam pasur asnjë kontakt pasi kam dalë nga shtëpia, por jam munduar sërish pas gjithë asaj që ndodhi. Miki u mërzit në fakt, nuk kërkonte as t’i kthente asnjë mesazh babait të saj. Jam munduar sërish t’i sheshoj pak gjërat, që të mos ftohen më shumë gjërat, sepse marrëdhënia prind-fëmijë… Jam munduar t’i flas që nuk ka gjë, janë gjëra që ndodhin edhe nuk ka dashur ta bëjë me të keq. Jam munduar që mos i tregoj që unë jam mërzitur nga ajo dhe të gjithë këtë situatë e kam kaluar vetë, me asnjë nga banorët që kam qenë atje brenda nuk e kam treguar. Tani e ka edhe më të mirë marrëdhënien. /Telegrafi/