Site icon Telegrafi

Shuajnë thashethemet për përçarje, Skivi dhe Getoar Selimi paralajmërojnë bashkëpunim (Foto)

Labeli “Babastars” kanë qenë shumë të përfolur në mediat vendore së fundmi.

U përfol se brenda grupit janë krijuar përçarje, ndërsa u influencuan disa prej emrave të reperëve të njohur.

Mirëpo lidhur me ngjarjen nuk pati reagime, dhe të gjithë zgjodhën heshtjen.

Lexo po ashtu Getoar Selimi qëndron indiferent ndaj ‘krizës’ në Babastars (Foto)

E kjo heshtje mesa duket do të mbarojë me “zhurmë” për shkak se dy prej reperëve të njohur të këtij labeli kanë paralajmëruar se së shpejti do të vijnë me bashkëpunim.

Bëhet fjalë për Getoar Selimin dhe Skivin, të cilët përmes rrjeteve sociale kanë zbuluar edhe titullin e këngës së re.

“Bisha me do koka” titullohet kënga e tyre e re, e cila po punohet nga Getoar Selimi në muzikë, dhe tekstin janë duke e bërë të dy së bashku.

Dyshja janë të njohur për bashkëpunimet e tyre të suksesshme ndër vite brenda grupit, ndërsa njëlloj pritet të rezultojë edhe bashkëounimi i tyre më i ri. /Telegrafi/

Exit mobile version