Telegrafi

Shuajnë spekulimet rreth krizës, Dua Lipa shkëmben puthje me të dashurin në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Kjo ka bërë që të jetë në qendër të vëmendjes edhe jeta sentimentale dhe të ndiqet hap pas hapi.

Javën e kaluar mediat britanike publikuan një video teksa i dashuri i bukuroshes sonë Isaac Carew shihet në një vallëzim intim me një vajzë zeshkane.

Por, duket se e gjithë kjo u kalua me lehtësi prej dyshes dhe së fundi janë fotografuar në rrugët e qytetit të New Yorkut.

Madje, për të hequr të gjitha dyshimet çifti nuk ngurroi të shkëmbej një puthje të zjarrtë midis rrugës.

Lexo po ashtu Dua Lipa flet për herë të parë pas tradhtisë së të dashurit britanik

Sipas mediave të huaja 22-vjeçarja dhe 32-vjeçari kanë rifilluar lidhjen e tyre pas një ndarje pothuajse një vjeçare.

Theksojmë se gjatë muajit gusht këngëtarja do të jetë e pranishme në Kosovë, ku do të performojë në festivalin muzikor “Sunny Hill”, të cilin e ka krijuar i ati i këngëtares, Dukagjin Lipa. /Telegrafi/