Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e mbajtur sot ka pezulluar të gjitha aktivitet e planifikuara më herët për mbajtjen e zgjedhjeve më 18 dhjetor, e të cilat u shtynë për në prill.
Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Mund t’ua konfirmoj se pas vendimit të Presidentes së Republikës për shtyrjen e zgjedhjeve dhe caktimin e datës së re për mbajtjen e tyre, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e të gjitha aktiviteteve të planifikuara më herët për përgatitjen e zgjedhjeve të datës 18 dhe 25 dhjetor”, ka thënë Elezi.
Ai ka shtuar se KQZ-ja u dakordua për hartimin e një plani të ri operacional për organizimin e zgjedhjeve të cilat janë caktuar të mbahen më 23 prill 2023. /Telegrafi/