Site icon Telegrafi

Shtyrja e afatit për konvertimin e patentë-shoferëve ilegalë, interesim i lartë nga serbët apo “blerje e kohës” nga Qeveria

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës u ka dhënë afat edhe 2 javë qytetarëve të komunitetit serb, që patentë-shoferët ilegal t’i kthejnë në RKS. 

Afro 6 mijë qytetarëve të komunitet serb në Kosovë që kanë aplikuar për konvertimin e patentshoferëve nga ata të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në patentshoferë zyrtar të Republikës së Kosovës do kenë kohë t’i bashkohen të tjerë edhe për rreth 2 javë në vazhdim.

Këtë e konfirmoi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili tha se afatin e aplikimit po e zgjasin edhe për 2 javë, shkak të interesimit të lartë të qytetarëve.

Aplikimi që do duhet të përfundonte të premten, do të zgjatë deri me 23 gusht.

Lexo po ashtu Shtyhet afati për konvertimin e patentë shoferëve në RKS deri më 23 gusht

Kështu, të nevojshëm në bazë të interesimit këtë shtyrje po e sheh deputeti i partisë në pushtet Enver Dugolli, veçse thotë se edhe 3 muaj ishin të mjaftueshëm.

“Ne mendojmë që periudha prej 3 muaj ka qenë goxha e mjaftueshme, por për shkak të interesimit ministri e ka pa të arsyeshme që të vazhdohet edhe për dy javë,” tha Dugolli për RTV Dukagjinin.

Lexo po ashtu Konvertimi i patentë shoferëve në RKS deri më 9 gusht, Kurti apel serbëve të Kosovës: Përfitoni nga kjo mundësi

Dugolli thotë se pas kësaj periudhe, ani pse nuk është qëllim i tyre, kushdo që kapet me patentë shofer ilegal serb do të dënohet.

“Asnjëherë qëllim nuk ka qenë dënimi i qytetarëve, aq më pak i atyre serb që ne po bëjmë gjithçka që të i integrojmë ne shoqërinë e Kosovës, sepse ky shtet që po e ndërtojmë është edhe i tyre,” shtoi Dugolli.

Kurse, nënkryetarja e PDK, Mimoza Ahmetaj ka dyshime nëse afati është shtyrë për shkak të interesimit.

“Uroj që intersimi të jetë aq i lartë, që të shtyhet kohëzgjatja edhe për 2 javë, por në rrethana të tilla unë mendoj që institucionet tona po mundohen më shumë të blejnë kohë, për shkak të trubullirave dhe trazirave të krijuara, si thirrja për hapjen e urës në veri,” deklaroi Ahmetaj.

Nga MPB nuk kthyen përgjigjeje lidhur me numrin e aplikimeve ditët e fundit.

Exit mobile version