Telegrafi

Shtypin me veturë këmbësorët në Jerusalem, lëndohen tre persona – policia arreston sulmuesit dhe publikon pamjet

Policia izraelite ka arrestuar dy persona të cilët shtypen me veturë këmbësorët në Jerusalem, duke lënduar tre prej tyre, shkruan Associated Press.

Pamjet e kamerave të sigurisë që janë publikuar nga mediat izraelite, shfaqin veturën që përplaset në tre hebrenj ortodoks, të cilët nga goditja e fuqishme “fluturojnë” dhe përfundojnë mbi xhamin e përparmë të veturës, transmeton Telegrafi.

Me të goditur këmbësorët me veturë, të dyshuarit dalin nga vetura me kallashnikovë në dorë, por që në momentin që tentojnë të shtien duket se u bllokohet arma.

Lexo po ashtu Hezbollahu rrëzon dronin ushtarak të Izraelit në jug të Libanit, publikohen pamjet

Palestinezët në mënyrë periodike kryejnë sulme në qytetet izraelitë që kur filloi lufta kundër Hamasit më 7 tetor, e që nga ajo kohë dhuna në Bregun Perëndimor nuk ka të ndalur.

Në anën tjetër, mbrojtja civile palestineze ka njoftuar se në Gaza ka gjetur 283 trupat e pajetë në oborrin e spitalin Khan Younis, kurse kreu i inteligjencës ushtarake izraelite ka dhënë sot dorëheqje për shkak të dështimit për të parandaluar sulmin e 7 tetorit.

Kjo luftë tani është në muajin e shtatë dhe ka nxitur një pasiguri në atë rajon, ku shpesh përfshihet edhe Hezbollahu që mbështetet nga Irani – duke sulmuar Izraelin. /Telegrafi/