Policia izraelite ka arrestuar dy persona të cilët shtypen me veturë këmbësorët në Jerusalem, duke lënduar tre prej tyre, shkruan Associated Press.
Pamjet e kamerave të sigurisë që janë publikuar nga mediat izraelite, shfaqin veturën që përplaset në tre hebrenj ortodoks, të cilët nga goditja e fuqishme “fluturojnë” dhe përfundojnë mbi xhamin e përparmë të veturës, transmeton Telegrafi.
Me të goditur këmbësorët me veturë, të dyshuarit dalin nga vetura me kallashnikovë në dorë, por që në momentin që tentojnë të shtien duket se u bllokohet arma.
Palestinezët në mënyrë periodike kryejnë sulme në qytetet izraelitë që kur filloi lufta kundër Hamasit më 7 tetor, e që nga ajo kohë dhuna në Bregun Perëndimor nuk ka të ndalur.
Në anën tjetër, mbrojtja civile palestineze ka njoftuar se në Gaza ka gjetur 283 trupat e pajetë në oborrin e spitalin Khan Younis, kurse kreu i inteligjencës ushtarake izraelite ka dhënë sot dorëheqje për shkak të dështimit për të parandaluar sulmin e 7 tetorit.
Kjo luftë tani është në muajin e shtatë dhe ka nxitur një pasiguri në atë rajon, ku shpesh përfshihet edhe Hezbollahu që mbështetet nga Irani – duke sulmuar Izraelin. /Telegrafi/
https://twitter.com/nexta_tv/status/1782303920431280505